Mjeshtria e madhe Drande Xhaj feston ditëlindjen. Artistja brilante e estradës profesioniste të Shkodrës është padiskutim një nga yjet e skenës, e dashur dhe mirëpritur përherë nga publiku. Newspower.al i uron edhe 100 mjeshtres se madhe Xhaj e sa më gjatë në skenë, e fresket dhe plot sharm për spektatorin. 

Drande Xhaj, lindi më 13 Qershor 1957. Filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin “ Migjeni“ në vitin 1978. Gjatë rreth 41 vitesh, Dana , interpretoi në 140 premiera me Estraden e Shkodrës. Dana e quan veten me fat që ka interpretuar përkrah mjeshtrave të medhej të humorit shqiptarë, si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Bisnik Çinari etj.


Dana, ka interpretuar në dy filma të Kinostudios ” Shqipëria e Re” , “Thirrja“ dhe “Shokët tanë të mirë“ dhe në katër telekomedi. Dana ka drejtuar dhjetra koncerte të ndryeshme, para tre vitesh ka interpretuar në monodramen e Fadil Krajës “ “Vajza me kukull“.

Dana është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh“ nga Presidenti i Republikës. Është “Mirënjohja e qytetit“ në Shkodër. “ Qytetare Nderi“ në Malësinë e Madhe dhe Komunën Gruemirë. Është fituese e çmimit “ Aktorja më e mirë “ në Festivalin Kombëtarë të Komedisë Shqipe në Mitrovicë , në vitin 2014, 2015. Dana, edhe pse ne pension, vazhdon të jetë aktive në skenën e teatrit “Migjeni” dhe jo vetëm.

Një sukses të jashtëzakonshëm Artistja Drande Xhaj ka korrur edhe në aktivitete artistike në Europë si në: Gjermani, Zvicër, Londër, Itali, Greqi, Suedi, Austri, etj. Veçojmë këtu edhe interpretimin me aktorin e shquar Çun Lajçi ku ka triumfuar fuqishëm me vargjet e Fishtës.

Për karrieren kaq vitale të aktores Drande Xhaj, vlerësimet e tij i dha edhe dramaturgu i shquar prof. Fadil Kraja, gjatë një bisede, i cili u shpreh kështu: Mendoj se është itegruar me sukses në plejaden e aktorëve që i dhanë shkëlqim ndër vite Teatrit “Migjeni”. Mendoj se e meriton plotësisht titullin “Mjeshtre e Madhe” që iu akordua me rastin e 70-vjetorit të Teatrit të Shkodrës, i cili është “krijesë” e një qyteti me tradita të padiskutueshme artistike, siç e cilëson në librin e tij shkrimtari Xhahid Bushati.

Vlerësime të mëdha për kolegen dhe partneren e tij Drande Xhaj na dha edhe aktori i shquar i Estradës Profesioniste të Shkodrës “Mjeshtri i Madh” Besnik Çinari: Mjafton të thuash që Drande Xhaj ka punuar 40 vjet në Teatrin “Migjeni” ku siç ka thënë shoku jonë Arjan Çuliqi në Teatrin “Migjeni” me kalu një herë quhesh artist. Aktore e kompletuar, fat i madh i saj që ka punuar me aktorë të mëdhenj, por edhe fati jonë që kena pasur Dranden dhe vazhdojmë ta kemi edhe pse jemi në pension. Për vlerësim tjetër mund të them se është aktorja më e papërtueshme e Teatrit “Migjeni”.

Aktori dhe regjisori i shquar shkodran Bruno Shllaku e vlerësoi kolegen e tij Drande Xhaj me këto fjalë:

Një interprete e cila zotëron në mënyrë perfekte binomin humor dhe dramë. Një aktore e diapazoneve pa kufi. Ajo mishëron në mënyrën më profesionale dhuntinë e përcjelljes në mënyrë perfekte të fjalës tek publiku.

Një aktore që emocionalisht të befason kur është në dramë e në kohën tjetër të gajasë së qeshuri, kur ajo është në humorin e teatrit të estradës.

Drande Xhaj ka vite që navigon suksesshëm në pjesë të forta dramaturgjike. Nga kjo unë nxjerr një konkluzion që qysh në kry të herës rriskonte që të ishte një aktore e indekseve të dramës, gjë që artisti i popullit Lec Shllaku në teatrin e dramës e cilësonte si një Vitore Nino të dytë. Admiruese është kurajoja, patosi e serioziteti që vesh si një petk unik kjo aktore “Mjeshtre e Madhe”.

Një jetë e tërë në skenë, por gjithmonë e freskët, sa për një moment spektatorët shkodranë harrojnë se ajo ka mbi 40 vite që performon para tyre, por vazhdojnë ta shohin, ta ndjekin, ta pëlqejnë e ta duartrokasin sikur këto vite nuk ekzistojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu