Nga Dr.Ervis Krymi / Gjeografia është një ndër disiplinat më favorizuese sepse merr në analizë aspektet natyrore të territorit, aspektet sociale dhe humane si dhe mënyrën e zhvillimit të mjedisit në të ardhmen.

Nga ana tjetër, zbatimi i informatikës në disiplina të ndryshme studimore ka luajtur një rol të rëndësishëm në evolucionin e Gjeografisë si shkencë, pasi përparimet teknologjike në hartografim kanë lejuar zhvillimin e një sistemi të automatizuar të gjeografisë, siç është GIS (Sistemet e Informacionit Gjeografik).

GIS është një grup mjetesh kompjuterike të përdorura për të futur, analizuar, manipuluar dhe paraqitur informacionin gjeografik. Ky është një përcaktim teknik i cili vë në dukje zhvillimin historik të GIS, si një kombinim i CAD (Computer Aided Design) dhe aftësive për të manipuluar hartografinë dixhitale të integruar me programe database, të dhënash jo-grafike.

Në hartat dixhitale të përpunuara përmes GIS mund të mbivendosen një numër sado i madh shtresash informacioni, si p.sh. shtresa e pasurive të paluajtshme, e rrjetit të ujësjellësit, e kanalizimeve të ujërave të zeza, etj. Në një hartë tradicionale, në letër, mund të paraqitet vetëm një numër i kufizuar shtresash informacioni. Shkalla e hartës në letër është statike, e pandryshueshme, kurse në një hartë dixhitale të ndërtuar nga GIS, mund ta zmadhojmë sa të duam një zonë të caktuar dhe të shikojmë të gjitha hollësitë.

Një kontribut të madh nga imazhet satelitore dhe përpunimi i të dhënave në GIS u dha në lidhje me fenomenet negative në territor, si përmbytja, abrazioni detar, rrëshqitjet dhe shembjet.

E ardhmja i përket Sistemeve të Informacionit Gjeografik dhe analizës në tërësi që mund të zhvillohet në territor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu