1220 nxënës janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës në Shkodër, nga 15 mijë e 473 nxënës që ulen në total në të gjithë sistemin parauniversitar. Ulja e numrit të nxënësve ka sjellë këtë vit edhe mbylljen e 3 shkollave në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër.

Megjithë uljen e numrit të nxënësve, edhe këtë vit nuk ka mësues që dalin jashtë sistemit. Për të shmangur këtë gjë janë kryer nderhyrje në programin shkollor që të plotësohen orët per cdo mësues. Përtej krizës, ka shkolla në qytet që sivjet do të zhvillojnë sërish mësim me dy turne. 3 janë shkollat që nuk kanë ambjente për ta mbyllur me një turn mësimin. Dy shkolla do ti nënshtrohen procesit të rikonstruksionit sivjet, ndërsa janë kryer ndërhyrje në godinat e tjera me qëllim që të jenë gati për këtë vit shkollor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu