Ballina Aktualitet Dita Botërore e Turizmit/ Rama ndan “videokartolinën” me bukuritë e Shqipërisë nga...

Dita Botërore e Turizmit/ Rama ndan “videokartolinën” me bukuritë e Shqipërisë nga veriu në jug

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën Botërore të Turizmit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një videokartolinë që vë në pah pasuritë natyrore të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan Rama në mesazhin e tij.

Pamjet e publikuara shfaqin natyrën e larmishme dhe të paprekur të vendit – që nga majat e larta të Alpeve Shqiptare, deri te liqenet e kristaltë, lagunat e mbrojtura dhe vijat e gjata bregdetare, duke reflektuar potencialin turistik që ofron Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks