Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit në futbollin shqiptar. Tirana dhe Vllaznia kanë marrë gjoba nga 100 mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve, ndërsa e ka pësuar edhe AF Elbasani. Ndërkohë FK Vora dhe Flamurtari janë paralajmëruar. Nga ana tjetër, klubi i Kategorisë së Dytë, Luzi 2008 është dënuar me mbylljen e tre sesioneve të merkatos në afrime për shkak të mungesës së shlyerjes së detyrimeve financiare.

Vendimet e plota:

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

4. FK Vora, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

5. Flamurtari FC, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

6. Lojtari i KF Pogradeci, Jorgo Qeleshi, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Klubi i Futbollit Luzi i Vogël 2008, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 11, datë 08.01.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

8. Pranimin e kërkesës së KF Laçi, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin William Cordeiro Melo në bazë të nenit 75 të KDE.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Redi Kaçanolli të KF Lushnja si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu