Laçi siguroi fitoren e parë për këtë sezon, teksa mundi 3-1 Vllazninë. Debuton kështu me fitore trajneri i ri i kurbinasve, Moreiro. Golat e Papa, Mjaki dhe William vendosën ndeshjen, duke e bërë të pavlefshëm autogolin e Dajsinanit.

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdaric komentoi humbjen 3-1 ndaj Laçit.

“Nuk dua të flas për lojtarët që mungojnë, kishim gjithçka në dorë në pjesën e parë. Luajtëm me stilin tonë, shënuam, kishim raste për të dytin. Dhe në fund të pjesës së parë ndodh, për mua goli ishte “offside”, nuk kuptova pse ishte i rregullt. Në pjesë të dytë dëshironim të tregonim të njëjtën fytyrë, pastaj ramë, nuk e prita. Nuk kishim eksperiencën në fushë. Duhet të mësojmë shumë shpejt nga kjo ndeshje.

Ne provuam të mbajmë të gjithë lojtarët në balancë, që t’i rrisim. Po punojmë me lojtarët që na ndodhen. Mungesat ndodhin te të gjitha ekipet, deçizive nëse kemi zëvendësuesin. Sot ishim thuajse gati, por jo gati. Ishte më deçizive, që nuk fituam duelet dhe kur nuk ndodh nuk mundesh të mbijetosh në Superligë. Do shohim cilët lojtarë janë të gatshëm. Puna jonë të rrisim lojtarët, sot vendosëm shumë të rinj. Kjo është që të tregojnë pse janë te Vllaznia”, – tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu