Zjarret prekin edhe territorin e Bashkisë Shkoder ku disa vatra jane aktive që prej thumbrëmjes se të shtunes në zonën e Mazrekut, Dervishaj, Njësia Administrative Guri i Zi në sipërfaqe pyjore. Në zonë për shuarjen e tyre po punojnë 14 punonjës nga personeli pyjor teknik dhe vrojtuesit. Zjarrfikësja e ka të vështirë ndërhyrjen, për shkak të terrenit, era gjithashtu e pengon izolimin e plotë të zjarreve.
Teksa puna në terren vijon, thirrja është për të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, të mos bëhen shkak për zjarret e nëse evidentojnë raste të tilla të komunikojnë menjëherë në numrat e emergjencës #128 dhe +355676878691 thotë në një reagim të saj bashkia Shkoder.






