Ballina Kronike Disa të arrestuar në Shkodër 24 orët e fundit/ Nga drejtimi mjetit...

Disa të arrestuar në Shkodër 24 orët e fundit/ Nga drejtimi mjetit në gjendje të dehur, dhuna në familje dhe vjedhja

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin G. Rr., 24 vjeç, banues në fshatin Barbullush, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit:
-S. Th., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka djegur 2 pajisje pune dhe ka vjedhur disa pajisje të tjera, në guroren në pronësi të shtetasit L. M., 50 vjeç, në fshatin Mali Kolaj;
-E. H., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit I. Sh., 66 vjeç, dhe Xh. I., 72 vjeç, të dy banues në Pukë, pasi ka kallëzuar shtetasja F. I., 42 vjeçe, banuese në Pukë, se 66-vjeçari e ka kanosur dhe fyer, ndërsa 66-vjeçari ka kallëzuar se 72-vjeçari i ka dëmtuar tubat e ujësjellësit në burimin e ujit që furnizon banesën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks