Kreu i SPAK, Altin Dumani është duke raportuar te Komsioni i Ligjeve për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit që lamë pas. Dumani tha ndër të tjera se ka dyshime se bankat janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave.
Ai tha gjithashtu se paratë pastrohen edhe me anë të ndërtimeve, teksa u ndal edhe të korrupsioni dhe terrorizmi.
“Shpresojmë të gjejmë mbështetje nga Kuvendi për shtim të prokurorëve. Nuk dimë çfarë ndodh me ne, s’kemi status pas përfundimit të mandatit.
Grupet kriminale janë përfshirë në trafikim të drogave të forta. Grupet kanë aktivitete poli-kriminal, duke përfshirë dhunën për shkak të kontrollit të territorit, komunikimi i koduar, konvertimi i parave në kriptovaluta. Ka shumë grupe kriminale që operojnë përmes call center.
Dëmi ndaj viktimave është në mijëra euro. Qytetet më problematike janë Tirana, Elbasani, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë. Në Fushë Krujë ka veprimtari kriminale si vrasja dhe shpërthimet. Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”, deklaroi Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e grupeve kriminale të trafikimit të drogës dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ndërkombëtare.
Dumani tha lënda narkotike për këto grupe kriminale vjen nga Amerika dhe shpërndahen në Europë përmes porteve.
Sipas hetimeve të SPAK grupet kriminale shqiptare kanë aktivitet të zgjeruar në Europë, Angli dhe vendet skandinave, ndërsa Shqipërinë e shohin si vend atrakion për të investuar produktet e përfituara nga krimi.
Altin Dumani: Grupet kriminale shiqptare kanë kontakte direkte me grupet kriminale ndërkombëtarë në botë. Droga, kryesisht kokaina vjen nga Amerika Latine dhe në portet e Evropës. Këto janë nga hetimet që ne kemi bërë publike, që mos keqkuptohem që kam nxjerrë sekret. Grupet kriminale shqiptare kanë aktivitet të zgjeruar në Europë, Angli dhe vendet skandinave. Si e shohin ata Shqipërinë? Shqipëria për grupet kriminale shihet si atraksion për të investuar produktet e ardhura nga krimi.