Universiteti I Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi” zhvilloi ceremoninë e diplomimit të 1418 studentëve për vitet akademike 2019 – 2022. Ky event u organizua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ku morën pjesë, studentë, stafi akademik prindër dhe të afërm të studentëve. Rektorja Suzana Golemi tha se ky brez i studentëve u përball menjëherë me pasojat e pandemisë por çdo sfidë arritën ta kalojnë me sukses. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal e qëndror të cilët vlerësuan arritjet e studentëve. Kryebashkiaku Spahia deklaroi se: Diplomimi i studentëve është një prej ngjarjeve të bukura dhe të shënuara për qytetin e Shkodrës. Ju bashkova plot emocione këtij momenti të rëndësishëm për mbi 1400 të rinj dhe të reja të universitetit “Luigj Gurakuqi”, të cilët nga sot nisin një kapitull të ri në jetën e tyre. Kontributi i rinisë është thelbësor për të ecur përpara e për tu zhvilluar si shoqëri. Mirënjohës që kanë zgjedhur Shkodrën dhe universitetin “Luigj Gurakuqi” për të ndjekur studimet universitare, pasi jam i bindur se ka qënë zgjedhja e duhur. Ftesa ime për këto të rinj dhe të reja, siç edhe pata rastin t’jua shpreh ishte që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në Shkodër dhe Shqipëri, përtej sfidave apo vështirësive që do të hasin. Vetëm në këtë formë mund të bëjmë më të mirën dhe t’i japim shpresë të ardhmes së kombit tonë. Duke njohur potencialin, vizionin dhe energjinë që të rinjtë kanë, kam besimin se do të arrijmë të bëjmë punë të mira për Shkodrën tonë, ndaj tek unë dhe Bashkia Shkodër do të kenë përherë mbështetje maksimale.

Universiteti vlerësoi dy studentët ekselentë në këto 3 vite. Në fund të ceremonisë së diplomimit të studentëve të universitetit të Shkodrës, siç është bërë zakon studentë festuan duke hedhur në ajër kapelet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu