1320 studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, u diplomuan në dy ciklet e studimit, bachelor dhe master. Ceremonia në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” bëri bashkë prindër, pedagog dhe drejtues vendorë, ndërsa në fjalën përshëndetëse rektori Tonin Gjuraj deklaroi se ky universitet është i gatshëm për t’u përballur me sfidat dhe për të ofruar një rrugë të suksesshme për të rinjtë që zgjedhin të ndjekin studimet e larta këtu.

Disa prej ish studentëve dhe studentë ekselent të sapodiplomuar e cilësojnë si zgjedhjen e duhur, universitetin “Luigj Gurakuqi”. Universiteti i Shkodrës ka hyrë në një fazë të re të reformimit të programeve të studimit, me qëllim për t’ju përshtatur kërkesave të reja që ka tregu i punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu