Dinamo e ka nisur sezonin  e ri me një fitore 3-1 përballë Vllaznisë, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Blutë, që nuk luajtën në javën e parë për shkak të impenjimeve në arenën evropiane, u treguan mjaft të saktë në lojën e tyre duke shfrytëzuar në maksimum çdo gabim të kundërshtarit në fazën mbrojtëse.

Goli i parë mbërriti në minutën e 35-të, me Bregun që bën gjithçka si duhet nga e majta e sulmit duke mposhtur portierin Jukaj me një goditje të saktë.

Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 59-të ishte Guindo që dyfishoi shifrat, ndërsa Berisha shënoi golin e tretë në minutën e 83-të. Goli i vetëm për shkodranët u shënua nga Balaj në minutën e 90’+4.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu