Ballina Kronike Digjet në Shkodër automjeti pa targa dhe me numër shasie të hequr,...

Digjet në Shkodër automjeti pa targa dhe me numër shasie të hequr, dyshime se është përdorur në ngjarje kriminale

Një automjet u dogj mbrëmjen e së shtunes në fshatin Grudë të Shkodrës. Flakët e zjarrit shkrumbuan automjetin pa targa dhe numër shasie të hequr. Ngjarja u regjistrua në oret e vona te mbrëmjes në një rrugë dytësore, ndërsa dyshimet e para jane për një zjarr të qëllimshëm. Pas shuarjes së flakëve nga ana e shërbimit zjarrfikës, grupi hetimor në policinë e Shkodres nisi punën për zbardhjen e kësaj ngjarje sipas newspower.al. Nga verifikimet e policisë rezulton se kjo makinë është braktisur nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është djegur me benzinë duke u shkrumbuar plotësisht. Grupi hetimor është duke bërë këqyrjen e automjetit nëse mund të gjejë numrin e shasisë të automjetit në pjesë të tjera për të arritur identifikimin se kush e ka patur në pronësi.

Deri më tani mbetet e paqartë ngjarja ne fjalë dhe kujt i përket automjeti. Forcat e policisë po hetojnë çdo pistë të mundshme, si dhe nëse kjo makinë është përdorur ne ngjarje kriminale. Ndërkohë një ditë më parë u përfshi nga flakët një tjetër automjet që i përket një punonjësi policie i cili ka afro një vit që ka nisur punën me uniformat blu.Edhe kjo ngjarje rezulton e qëllimshme pasi në pamjet e kamerave të sigurisë rezulton një shtetas që i vë flakën mjetit në fjalë. Përveç djegieve, në 24 orët e fundit në Shkodër ka ndodhur një tjetër ngjarje.

Një automjet tip Range Rover u tentua të vidhet. Autorët kanë thyer xhamin dhe kanë hequr sistemin e alarmit por nuk kanë arritur që ta ndezin automjetin dhe pasi ka dalë i pronari i makinës nga shtëpia janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Policia po heton edhe këtë ngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj raporton newspower.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks