Është fakt, se Shqipëria këtë të enjte u bë vendi i parë në botë me një ministër jo real, por virtual. Jehonë ndërkombëtare ka bërë lajmërimi i kryeministrit Rama i cili njoftoi se qeveria e tij do të ketë një ministër nga Inteligjenca Artificiale. Kabineti Rama 4 e ka arritur suksesin e parë, për Guinnes.
Diella do të jetë një ministre dixhitale, nga e cila do të kalojë të gjitha prokurimet publike.
Por si do të funksionojë kjo?
Rama deklaroi se vendimet për tenderat do të merren nga ministrit” dhe do të vendosen në duart e Diellës, e cila është shërbëtore e prokurimit publik. procesi do të jetë “hap pas hapi”, por Shqipëria sipas Ramës do të jetë një vend ku tenderët publikë janë 100 për qind të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon nëpër procedurën e tenderit është 100 për qind i lexueshëm.
Madje ajo sdo të ketë as kufij, pasi në funksion të detyrës së saj do të mund të tërheqë talente, e të rrëzojë burrokracitë e administratës.
Dhe ajo çfarë mendohej si fantastiko- shkencore vetëm pak vite më parë, tashmë është bërë realitet, në Shqipëri.
Megjithatë Diella nuk është e panjohur për qytetarët shqiptarë. Prej disa kohësh, ajo asiston në platformën e-Albania, të gjithë ata të cilët e aksesojnë të gjithë shërbimet qeveritare në mënyrë dixhitale për nevojat e tyre dhe jo vetëm, por hasin vështirësi në teknologji.
Imazhi i saj i vetëm është një avatar, shfaqet si një grua e re me veshje tradicionale shqiptare. Tani, ajo do të jetë një ministre, unike.