Votimi me postë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit ka hyrë në një fazë vendimtare, teksa afati i fundit për dorëzimin e fletëve të votimit është data 11 maj 2025, ora 19:00. Deri tani, janë mbi 193 mijë zarfe të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi janë kthyer rreth 22% e tyre, që përkthehet në afërsisht 42,600 fletë votimi të mbërritura. Kreu i KQZ ka bërë apel për pjesëmarrje sa më të lartë dhe ka rikujtuar afatet ligjore për emigrantët. Çdo votë që mbërrin pas datës 11 maj, ora 19:00, do të shpallet e pavlefshme.
Votat e ardhura nga diaspora do të administrohen dhe numërohen në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë. KQZ ka njoftuar në mënyrë të vazhdueshme votuesit jashtë vendit, sidomos ata nga Greqia, përmes e-mailit dhe mesazheve telefonike, për të kontrolluar statusin e dërgesës së zarfit të votimit të dërguar përmes postës. Në rast se votuesit nuk ndodhen në banesë në momentin e dorëzimit, zarfi do të dorëzohet në pikën më të afërt postare. Për të lehtësuar këtë proces, disa zyra postare do të punojnë me orar të zgjatur dhe do të ofrojnë shërbim edhe gjatë fundjavës.
Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar votuesit nga jashtë të cilët hasin probleme me marrjen e dokumentit zgjedhor dërguar nga KQZ, dhe sesi duhet të vijojnë më pas.
Duke klikuar këtu: diaspora.kqz.gov.al/ “, njofton KQZ.