Shoqata e diasporës i ka dorëzuar parlamentit dhe presidentin kërkesën e ndryshimit të kodit zgjedhor, me pikën për t’i dhënë të drejtën e votës.
Propozimi është paraqitur pa firma të deputetëve, por si një kërkesë e parashikuar në Kushtetutë.
Kërkesave për ndryshimin e kodit zgjedhor i bashkohen dhe shoqata të diasporës.
Në konferencën për mediet të zhvilluar në Tiranë, Florian Haçkaj, i cili jeton prej vitesh në Zvicër kërkoi të drejtën e votës.
Duke mbështetur edhe idenë e përkrahur ndër vite nga të gjitha partitë parlamentare, projekti do u dorëzohet i gatshëm për firmë për tu futur në axhendën e komisioneve.
Prej dy vitesh në fakt në parlament është ngritur komisioni i reformës zgjedhore të cilit afati iu shty sërish deri në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Përgjatë kësaj periudhe anëtarët nuk kanë miratuar asnjë nën dhe as diskutuar ndonjë propozim.






