Ballina Kronike Dhunonte prindërit dhe kërcënoi policët me hanxhar, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Dhunonte prindërit dhe kërcënoi policët me hanxhar, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Një 37-vjeçar, i cili ushtronte dhunë fizike  ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e dhunës është arrestuar në Lezhë.

37-vjeçari me një mjet prerës (hanxhar), kërcënoi punonjësit e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë bënë të mundur neutralizimin e shtetasit Mikel Biba.

Biba akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks