Në fundin e ndeshjes Kukësi 3-1 Tërbuni, e zhvilluar të mërkurën në stadiumin e Kukësit, policia ka vendosur në pranga portierin e Tërbunit. Në fundin e ndeshjes, B.M, 22 vjeç ka dhunuar një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”, njofton policia.

Dueli vlente për turin e parë të Kupës së Shqipërisë dhe Kukësi fitoi 3-1 në shtesë. Dueli zgjati 120 minuta, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu