Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre dhe i kanosi ato, me mjet prerës, vihet në pranga 41-vjeçari.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta.

-Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 69 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka prerë pa leje, disa pemë, në fshatin Pulaj Plazh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu