Ballina Kronike Dhunoi bashkëshortin, procedohet 23 vjeçarja në Shkodër

Dhunoi bashkëshortin, procedohet 23 vjeçarja në Shkodër

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Rr., 18 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se i ka dhënë për të konsumuar lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një 15-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

-R. Q., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi administron një pikë grumbullimi skrapi dhe nuk ka deklaruar të ardhurat, sipas ligjit;

-M. T., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks