Ballina Kronike Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur me mjete prerëse, arrestohet 50-vjeçari...

Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur me mjete prerëse, arrestohet 50-vjeçari në Vau Dejës

Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën, me mjete prerëse, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Sekuestrohen 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë).

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, shtetasi Petrit Lufi, 50 vjeç.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks