Ballina Kronike Dhunë familje dhe të dehur në timon / Policia e Shkodrës arreston...

Dhunë familje dhe të dehur në timon / Policia e Shkodrës arreston dhe procedon disa shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

-O. H., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, në lagjen “Salo Halili”, ka goditur një automjet të parkuar, në pronësi të shtetases D. B., me pasojë vetëm dëme materiale;   

-M. K., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Xh. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Mes, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dejë, pasi duke drejtuar motomjetin, në efektin e alkoolit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Kryebushat-Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin H. B., 60 vjeç, banues në fshatin Mjedë, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. Ll., 28 vjeçe, banuese në fshatin Kosmaç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi H. B., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Koplik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë largimit nga banesa, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi E. K..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Reç, për vepren penale “Vetëgjyqësia”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks