Ballina Aktualitet “Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që...

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu dënon inkurajimin e akteve të dhunës, sipas saj nga drejtuesit  e opozitës dhe u bën thirrje organizatorëve të mbajnë larg të miturit për të mos rrezikuar jetën e tyre të e qytetarëve.

“Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve. Dhuna nuk është zgjidhje! Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve”, shkruan Koçiu krahas fotove nga hedhja e fishekzjarrëve dhe molotovëve në protestë.

Sipas saj “ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks