Me përjashtim të masave të sigurisë, në të gjithë vendin deri me 7 qershor, avokatët do të bojkotojnë të gjithë seancat gjyqësore. Vendimit të dhomës kombëtare të avokatisë ju përgjigjen edhe avokatët e Shkodrës. Kryetari Anton Kosteri thotë se janë mbi 130 seanca që në këto 72 orë nuk do të zhvillohen.

Kosteri shprehet se në Shkodër nuk ka patur kërcenime ndaj avokatëve, por kërkon që cdo situatë të zgjidhet me mirëkuptim dhe duke i besuar drejtësisë.

Ky vendim i avokatëve erdhi pas indiferentizmit të institucioneve të drejtësisë të cilët pas dhunës ndaj Mëngjesit nuk reaguan për të dhënë mesazhe të forta se figura e mbrojtësve ligjorë duhet të respektohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu