Dodë Mamli 67-vjeç, nga fshati Vilëz, Zhejë në Kurbin u vra pasditen e kësaj të hëne në afërsi të banesës së tij.

Poliicia bëri me dije se 67-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, ndërkohë që janë ngritur grupe kontrolli, dhe po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Një nga pistat e hetimit dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e vitit 2015-të ku u përfshinë dy djemtë e tij Elton dhe Tom Mamli, ku mbeti i vrarë Naim Tafa.

Për ngjarjen e Mamurrësit të ndodhur në vitin 2015-të prorkuria kërkoi 59 vite burg për dy djemtë e Dodë Mamlit, më konkretisht 33-vite për Tom Mamlin dhe 26 vite për Elton Mamlin.

Ngjarja e vitit 2015

Në 23.09.2015 kushërinjtë Gazmir, Taulant dhe Naim Tafa janë përplasur me armë me vëllezërit Elton dhe Tom Mamli. Nga konflikti i armatosur mbeti i vdekur Naim Tafa, ndërkohë që u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të gjithë ata gjendeshin me shumë persona të tjerë në qëndrimin e tyre.

Sipas prokurorisë, konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli kishte filluar kohë më parë në Suedi, ku ishin përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri.

Rreth një muaj para ngjarjes, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin “kundërshtarët e tyre”.

Dorjan Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë lidhjet me Tafat dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 Shtator 2015, vëllezërit Elton dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorjan Mamlin. Pas episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tire Range Rover.

Ndërsa Dorjan Mamli është takuar me kushërinjtë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit (Tafat) kanë dalë me mjetin e tyre, tip “Benz”, në kërkim të vëllezërve Mamli.

Të dy palët janë përballur me njëri-tjetrin përballë stacionit të trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër kundër-tjetrit. Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment kur ambienti ka qenë i populluar me shumë njerëz.

Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjve Tafa. Po ashtu, nga goditja me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të gjendeshin rastësisht në vend të ngjarjeve.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimet si më poshtë:

Tom Mamli të dënohet me 33 vjet burgim

Elton Mamli të dënohet me 26 vjet burgim

Gazmir Tafa të dënohet me 24 vjet burgim

Taulant Tafa të dënohet me 24 vjet burgim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu