Ballina Politike Deputetja Tabaku nga Shkodra: Sot PD është thika që ndan dhe jo...

Deputetja Tabaku nga Shkodra: Sot PD është thika që ndan dhe jo dora që bashkon

Shancet e një bashkimi apo edhe të një reflektimi për të ndryshuar situata brenda partisë demokratike sa vjen dhe venitet. Çdo ditë që kalon dhe sjell më afër 14 Majin, ditën kur palët do të përballen me votuesit për të synuar fitoren e zgjedhjeve vendore, i ka trazuar edhe më shumë gjakrat në selinë blu. Deputetja Jorida Tabaku raporton newspower.al e pyetur nga Shkodra nëse po i shërbejnë Edi Ramës me mbajtjen në këmbë të fraksioneve në PD, u shpreh se sot PD është thika që ndan dhe jo dora që bashkon.

PD do të bëhet fituese sipas Tabakut raporton newspower.al vetëm atëherë kur të ndryshojë mëndësinë e të pranojë mendimin ndryshe.

20 Dhjetori është dita kur pritet që gjykata kushtetuese të shprehet mbi fatin e vulës. Në këtë pikë ajo shprehet se këtë situatë nuk e zgjidh asnjë gjyq por vetëm vullneti politik për të lënë të shkuarën pas, duke ju referuar Sali Berishës, edhe pse drejtëpërdrejtë nuk e shpreh.
Tabaku sipas newspower.al ishte kritike me qeverinë, e cila sipas saj po thellon skandalet, por edhe me SPAK që nuk po vepron me hapat që duhet përballë denoncimeve që i kanë mbërritur nga opozita. Deputetja demokrate ishte sëbashku me ish ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj në një leksion të hapur me student të universitetit “Luigj Gurakuqi” mbi integrimin evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks