Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, i ka drejtuar një apel të gjithë atyre që kanë ambicie që të aplikojnë përmes platformës ‘deputeti që duam’.

Rama tha se ata që kanë cilësitë për të qenë pjesë e familjes së madhe politike, duhet të aplikojnë përmes kësaj platforme, të cilën e konsideroi si një mundësi për të gjithë ata që nuk do t’i vinte rradha për të realizuar ambieciet e tyre.

Edi Rama:  Platforma “Deputeti që duam” nuk është instrument që e përdorim për herë të parë, pro për herë të parë e kemi vendosur në qendër të një procesi që fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj para sesa të regjistrohen kandidatët. Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që do të zgjerohet. Duke filluar nga ju, nuk duhet të presin të ndodhi përzgjedhja. Avantazhi atyre që vinë më parë është vetëm koha për të treguar sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. Vlerë e shtuar nuk të bën as mosha, as fakti që ke dëshirë apo të dish të flasësh bukur apo fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bëjnë as lidhjet që mund të kesh me PS sepse të gjitha këto janë të pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti jë në gjendje të demonstrosh, duke treguar që je një kandidate që i duhesh PS. Për këtë Bora dhe ekipi që po merret, janë duke përgatitur një udhërrëfyes që ju do ti ndiqni sipas dëshirës. Askush nuk do ju mësojë si bëhet kjo apo ajo. Do ju ndjekim me sy në distancë si promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot është i panjohur dhe që nesër do të jetë i njohur në komunitetin e tij. I njohur në rrjetet sociale për një grup të caktuar njerëzish dhe një individ që ka provat se pas tij ka zgjedhës që do të zgjedhin ta mbështesin dhe kështu të mbështesin PS. Kjo platformë është për ata që ndryshe nuk i bjen radha. Dëgjova vajzën nga Novosela por duke njohur PS e Vlorës, nuk do i vinte ndonjëherë radha po mos të kishte aplikuar. Shembulli i saj është shembulli i gjithëve ju dhe atyre që i kanë të gjitha cilësitë për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe politike por që parakalohen nga të tjerët. PS që fitoi zgjedhjet e 2021 vinte me fuqinë e atij ndryshimi, ajo gjeneratë ishte dominate për PS. Kishte shumë të rinj e të reja që patën fatin për ata që kanë ambicie që t’i krijonin muskujt e tyre në pozitë. Ndryshimi i gjeneratës të bëhet ndërkohë që ne jemi në qeverisë. Partia që fitoi zgjedhjet e para dhe fiton që prej atëherë çdo zgjedhje ka bërë jashtëzakonisht shumë për këtë vend. Sot Shqipëria është një vend tjetër nëse nisemi nga pika ku filloi kjo përiudhë në udhëheqjen e vendit. Ishte një vend 12.7 mld euro dhe sot është një vend me 25 mld dollarë. Në të gjitha drejtimet dhe sektorët, por ama kjo është Shqipëria në raport ku u nisëm, që ishtë në buzë të hymnerës, ku sipërmarrja po kolapsonte sepse nuk po paguhej. Kantieret ishin plagë me gropa të hapura, na u desh një kohë e gjatë për tu mbyllur. Sot është shumë pak, sot nuk matemi ku ishim por ku duam të jemi në 2030, prandaj na duhet një energji më e madhe dhe një PS të jetë pasqyra e ambicies të shoqërisë të pjesës dërrmuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu