Na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe në Partinë Socialiste vijojnë aplikimet në platformën “Deputeti që Duam”.

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një mesazhi në Facebook i ka bërë thirrje të gjithëve që duan t’i bashkohen skuadrës  së Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 të aplikojnë në platformë.

Krahas videos së shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ka ndarë edhe mesazhet e disa prej aplikuesve. Deri tani janë bërë 215 aplikime.

“Mirëmëngjes dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re #PS30 për SHQIPËRINË2030, ju uroj të gjithëve të diel të bukur”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu