Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit sot në GJKKO. Ai është marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. Siç shihet nga pamjet, Spahia ka shkuar i vetëm në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.






