Ballina Analiza dhe Komente Deputeti Benet Beci nis fushatën, OSHEE në lojë si institucioni i parë...

Deputeti Benet Beci nis fushatën, OSHEE në lojë si institucioni i parë për propagandë

Ne menyre skandaloze sa here afrojne zgjedhjet pushteti leshon artilerine e rende duke nisur propaganden e investimeve. Keshtu ndodhi edhe gjate te martes kur deputeti socialist Benet Beci, i cili po lakohet si emri i mundshem i PS per zgjedhjet e 14 Majit ne Bashkine Shkoder, zgjodhi te zbarkoje me OSHEE-ne ne lagjen “Liria”. Duke perdorur kete institucion shteteror dhe taksat e qytetareve shkodrane, ai sebashku me drejtorin e OSHEE shpejtuan te inspektojne punimet per ndryshimin e linjes 20 kilovolt ne kete zone. Se cila eshte arsyeja qe deputeti Beci shfaqet krah OSHEE dhe drejtuesit te saj Armando Zhuka per nje investim qe do te duhej te ishte mese normal pasi flasim per Shqiperine e 2022 qe kerkon te hyje ne BE, kete e di vetem deputeti i rikthyer ne Shkoder ne prag fushate. Ai nuk eshte as luks dhe as nder qe po ju behet ketyre banoreve pas 9 vitesh qeverisje te partise socialiste. Sot nje pjese e madhe e Shkodres vuan mungesen e energjise sapo nisin reshjet e para per shkak se rrjeti elektrik eshte i amortizuar ne shume zona. Sikur luksin e vet OSHEE ta kishte perkthyer ne investime, realiteti do te ishte krejt tjeter dhe propaganda e sotme do te ishte shmangur. Nese deputeti Beci mendon se Shkodra genjehet ne kete forme e ka shume gabim, sepse ajo di te gjykoje krejt mire punen e kujdo dhe angazhimin publik e politik te secilit perfaqesues te saj. Beci duhet ta dije mire se Shkodra di te jete e zgjuar ne zgjedhje dhe nuk gabon kur i duhet te peshoje gjerat. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks