Deputeti i PD Bardh Spahia ka denoncuar mungesen e energjise elektrike qe prej 3 ditesh mungon ne dhjetra familje te qarkut Shkoder. Ne reagimin e tij ai shkruan:
Prej 3 ditësh fshatrat Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraçi i Ri në Njësinë Administrative Rrethina, si dhe zona të tëra të Qarkut Shkodër janë pa energji elektrike. Vetëm pak kilometra larg qëndrës së Shkodrës dhe vuajnë në këto ditë dimri e me temperatura të ulëta, nga papërgjegjshmëria shtetërore, abuzimi dhe keqadministrimi. OSHEE dhe e gjithë struktura shtetërore që ka detyrimin për të siguruar furnizimin me energji elektrike të familjeve shqiptare, janë kthyer në institucione grabitçare dhe abuzuese me taksat e shqiptarëve. Paratë që do të duhej të shkonin për investime në rrjetin elektrik, përfundojnë në tendera korruptiv që zhvaten nga pushtetarët e bandës kriminale Rilindje. Shkodra është sot qarku me më pak investime, e ku OSHEE ka mision të vetëm mbifaturimet e konsumatorëve dhe abuzimin me fondet, duke i kthyer si shpërblim faturave të fryra të energjisë, errësirën!






