Deputeti Bardh Spahia: 80 milionë lekë për Universitetin e Shkodrës, “bilanci i turpit” për arsimin në veri

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me situatën e arsimit të lartë në Shkodër, duke shprehur shqetësim për nivelin e investimeve në Universitetin e qytetit.

Sipas tij, referuar të dhënave zyrtare, për Universitetin e Shkodrës janë parashikuar 80 milionë lekë investime, ndërkohë që godina e tij daton prej vitit 1957 dhe rezulton e amortizuar. Spahia ka krahasuar këtë fond me shpenzime të tjera publike, si ato për zyra qeveritare në Tiranë dhe për kontrata të inceneratorëve.

Statusi i plotë i deputetit Bardh Spahia:

Bilanci i turpit. Në Shkodër po vrasin dijen.

​Ndërsa propaganda flet për “Rilindje”, shifrat zyrtare tregojnë një realitet tjetër. Një projekt të mirëfilltë për zbrazjen e Veriut dhe vrasjen e dijes. ​Universiteti i Shkodrës: 80 Milionë Lekë për godina të vitit 1957 (Amortizim 100%) Inceneratorët (Hije): qindra milionë lekë pagesa ditore për kontrata nën hetim. Zyrat e Qeverisë (Tiranë): Qindra miliona euro. Këto shifra nuk janë thjesht numra, janë “certifikata e vdekjes” që ky pushtet po tenton t’i firmosë arsimit në veri. Kur investon 0.1% të PBB-së në kërkim shkencor dhe lë Shkodrën me 800 mijë euro investime, ti nuk po menaxhon paratë, po dëbon rininë. Me 80 milionë lekë nuk mbulohet as mirëmbajtja bazë e godinave 70-vjeçare, e jo më ndërtimi i një Kampusi. Kjo nuk është mungesë parash, është vullnet për ta lënë Shkodrën në rrënim.​

​Shkodra nuk po ikën, Shkodrën po e dëbojnë. Statistikat tregojnë se qyteti po humbet forcën e tij më të madhe:​-28.3% Popullsi më pak: Shkodra ka pësuar një nga goditjet më të rënda demografike në vend. ​41% e Degëve në Rrezik: Pothuajse gjysma e programeve të studimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” rrezikojnë mbylljen sepse rinia detyrohet të largohet. ​Zero Investime Strategjike: Ndërsa në Tiranë kryeministri ndërton kopshtin e tij personal në Kryeministri me kosto 4 milion euro dhe ndërsa ndërtohen kulla e komplekse luksoze, në Shkodër “investimi” i vetëm është harresa. ​3. Pse kjo “Vrasje e Dijes”? ​Duke lënë pas dore universitetin, goditet qendra e mendimit kritik. Një rini pa universitet modern është një rini më e lehtë për t’u kontrolluar ose dëbuar. ​Shkodra nuk kërkon mëshirë, por hakun që i takon dhe dinjitet. 80 milionë lekë për universitetin janë dëshmia e hajdutërisë së një pushteti që sundon me krim dhe vjedh pushtet me krim dhe e frikës së kësaj klike nga dija.Rinia po ikën, por Shkodra mbetet dhe do t’ju kërkojë llogari për dijen që po shtypni, për të ardhmen që po vidhni dhe çdo padrejtësi që poshtërsisht në vazhdën e parardhësve tuaj shpirtëror dhe politik po i bëni.

Latest articles

Related articles

spot_img