Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi tregtonte gaz të kontrabanduar.
Gjatë operacionit atij iu gjetën në një ambjent të përshtatur një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi.
“Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Metalic” u arrestua F. M., 21 vjeç, banues në Babrru.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., në lagjen “Skënderbeu”, në Babrru, kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gas të kontrabanduar dhe këtë aktivitet nuk e kishte deklaruar në organet kompetente,” njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.






