-Më datë 10.09.2025, ka kallëzuar shtetasi E. V., 51 vjeç, kujdestar në institucionin “Shtëpi Familje për të rinj”, se është larguar një 16-vjeçar që qëndronte aty. Punohet për gjetjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacione të siguruara nga një hetim në vijim, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Ç., 66 vjeç, i arrestuar më datë 06.09.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit, janë gjetur të fshehura në bodrumin e banesës dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, pjesë armësh zjarri dhe armësh gjahu dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi holandez M. R., 41 vjeç, duke zbritur nga trageti i linjës “Bajram Curri-Koman”, aksidentalisht është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






