Punonjësit e Bashkisë Shkodër duket se nuk tremben fare nga ligji, për sa kohë u binden urdhrave të kryetarit të tyre, Benet Beci.
Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues. Ai tregon se Tonin Mani, një i ri nga veriu dhe mbështetës i Becit, shfaqet në rrjetet sociale duke pozuar me armë dhe duke shkruar emrin e tij me fishekë, por nuk e gjen asgjë.
“Pershendetje joq albania dua te bej nje denoncim je menyr anonime ju lutem per nje punojes te bashkis shkoder edhe mbeshtetes te benet becit i cili publikon foto here me arme edhe here me fisheket e armes por ato me arme i ka hell ne story e jane fshi ndersa keto me fisheket e armes i ka ne profil ku jane lehte te verifikushme,” shkruan denoncuesi.
Qytetari ka njoftuar Policinë e Shkodrës për rastin, por është përballur me një përgjigje zhgënjyese: atij i është kërkuar të paraqitet personalisht në komisariat për të bërë një denoncim zyrtar.
“i bere me informacion policin e shkodres ato me thane bej denoncim ne drejtorin e shkodres … pse duhet te bej denoncim une se nuk eshte personale por eshte nje informacion qe atyre duhet te ju interesoj pasi persona te till dalin aq hapur me arme sa qe i publikojne me rrjete sociale e nga keto pastaj ndollin vrasjet,” shton ai
Përveç kësaj, i njëjti qytetar ka njoftuar policinë për një automjet që lëviz në qytet me fenelina policie, duke u sjellë si punonjës i forcave të rendit. Sipas tij, komisariati nuk ka marrë asnjë masë.
“Po ashtu edhe nje person tjeter leviz me fenelina policie edhe prezantohet si polic neper shkoder e nga keto persona te maskuar si polica kan ndoll edhe masakra ne shkoder heren e fundit,” përfundon denoncuesi.
Mosreagimi i autoriteteve ndaj rasteve të tilla vetëm sa e thellon ndjenjën e pasigurisë në qytet dhe ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve të rendit./JOQ ALBANIA