Ballina Aktualitet Dëmtohet linja elektrike në Lezhë: Shtylla dhe telat në tokë, rrezik për...

Dëmtohet linja elektrike në Lezhë: Shtylla dhe telat në tokë, rrezik për banorët

Shtylla e tensionit 220 kW  dhe përcjellësit e energjisë elektrike, qëndrojnë në tokë prej të paktën 4 ditësh në fshatin Rrilë të Lezhës, pasi u dëmtua nga eskavatori i Drejtorisë së Bujqësisë, i cili po punonte në hapjen e kanaleve kulluese në këtë zonë.

Përcjellësit e energjisë elektrike në tokë, janë kthyer në rrezik për jetën e banorëve.

 “Ka 4 ditë që është bërë pastrimi i kanalit, është vendosur turbina, është prishur shtylla. Shtylla ishte duke më rënë në kokë natën e Shën Kollit, faleminderit Shën Kollit që më shpëtoi,” thonë banorët.

Kërkojnë që të merren masa të menjëhershme për të shmangur tragjedi.

 “Këtu është rreziku, që korenti është i zhveshur. Fajin ja kalojnë OSHE-së,OSHE  thotë e kan këta. Asnjë lloj përgjigje, nuk dimë ku të marim një përgjigje,” thotë një banor.

E kontaktuar për këtë çështje Njësia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, bën me dije se problematikën ja kanë përcjellë Drejtorisë Rajonale dhe pritet miratimi i ndërhyrjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks