Prej javësh dëmtimi i urës së vjetër të Bunës është kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për jetën e kalimtarëve. Dërrasat e bazamentit të urës janë dëmtuar deri në atë pikë sa fare mirë mund të përfundosh në ujrat e lumit Buna. Ministria e mbrojtjes që ka detyrimin për të ndërhyrë nuk po vepron, ndërsa në Shkodër institucionet që përfaqësojnë qeverinë nuk i kanë ndarë paradat duke reklamuar investimin që ka humbur rrugës. Një qytetar përfundoi mbrëmjen e së enjtes i dëmtuar pasi ra në të çarat e dërrasave. Ai ka denoncuar dëmtimin që ka pësuar në këmbë duke i bërë thirrje institucioneve të reagojnë duke mos rrezikuar jetë të tjera. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu