Dëmtimet mbetën makthi më i madh për Armando Brojën, një super talent, por që për fat të keq po përjeton një periudhë shumë të vështirë, ku pjesën më të madhe të kohës po e kalon në infermieri. Dikur Broja ishte lojtari më vlerën më të lartë në përfaqësuese, por çmimi i tij në tregun e transferimeve ka pësuar një rënie drastike. Aktualisht, në përditësimin e fundit të bërë publik nga “Transfermarkt”, kartoni i Brojës vlerësohet me 10 milionë euro. Vetëm në 2 muajit e fundit, vlera e Brojës ka renë me 4 milionë euro. Vlerën më të lartë të kartonit, “bomberi” kuqezi e ka pasur në vitin 2022, kur ishte pjesë e Chelsea-t, në atë periudhë Broja vlerësohej me 30 milionë euro. Pikërisht vlera e tij shumë e lartë e kartonit dhe besimi që kishte Chelsea te sulmuesi kuqezi, u kthye në një pengesë të fortë për çdo ekip që kërkonte shërbimet e tij. Që nga jo periudhë, dëmtimet e shumta shoqëruar karrierën e tij duke bërë që brenda 3 vitesh, kartoni i Brojës të pësonte një rënie me 20 milionë euro. Që nga viti 2023, Broja ka ndryshuar tre ekipe, Fulham, Everton dhe së fundmi Burnley.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu