14 Janari i vitit 1990 do të mbahet mend si dita kur qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë kundër regjimit komunist dhe vendosën të heqin bustin e Stalinit, në qendër të qytetit. Kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. E përkujtimi i saj në këtë 34 vjetor, është bërë edhe nga kryetari i bashkisë Shkodër I ardhur nga radhët e socialistëve Benet Beci. Ai ndryshe nga demokratët që janë ende në gjumë, ka shkruar mbi këtë ngjarje.
Statusi i Benet Becit:
34 vite më parë, qytetarët e Shkodrës vranë frikën, në demostratën e 14 Janarit 1990. Të rinjtë shkodranë reaguan kundër sistemi diktatorial shqiptar duke tentuar të hiqnin bustin e Stalinit në kryeqendrën e veriut.
14 janari 1990 ishte dita e lirisë, që nisi në Shkodër, për tu shpërndarë më pas në të gjithë vendin.
Respekt përhererë të rinjve shkodranë që u bënë promotor të zhvillimeve demokratike në vendin tonë.