Deputetët demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë nisur takimet me bazën dhe kanë filluar nga Shkodra.

Pjesë e takimit kanë qenë edhe deputetët e qarkut, për herë të parë të gjithë bashkë, Greta Bardeli, Emilia Koliqi, Helidon Bushati dhe Lodovik Hasani.

Kujtojmë që më 12 shkurt Gazment Bardhi dhe grupi i tij i demokratëve u kthyen në selinë blu për të mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar.

Kjo ishte hera e parë prej majit të vitit 2022 që Gazment Bardhi e 15 deputetët e drejtuar prej tij hynin në selinë e Partisë Demokratike. Në mbledhje u diskutua çështja e bashkimit të Partisë Demokratike.

Po ashtu deputetët e drejtuar nga Bardhi morën pjesë edhe në mbledhjen e këshillit kombëtar që u mbajt më vonë në të njëjtën ditë, duke treguar se njohin si kryetar ish-kryeministrin Sali Berisha. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu