Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dënon ashpër sulmin e bërë ndaj gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, të cilit iu vendos një sasi tritoli në derën e banesës së tij.
Në një deklaratë publike BE thekson se siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri
“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e BE-së në Facebook.