Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku një 35 vjeçar është gjetur i vdekur në një fushë në zonën e komunës Kantanos Selinos.

Media greke Protothema.gr shkruan se rreth 35-vjeçari, mund të jetë me origjinë shqiptare. Ai është gjetur i vdekur, me fytin e prerë nga një sharrë elektrike me motor.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e vrasjes së tij, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Detajet e zbardhura lidhur me lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e së martës në Greqi janë shokuese. Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur para syve të dëshmitarëve të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. 35-vjeçari, baba i dy fëmijëve, kishte dalë në terren për të kryer punë bujqësore. Në përpjekje për të pastruar ullinjtë, ai humbi ekuilibrin, si pasojë u rrëzua nga një pjerrësi dhe sharra elektrike me zinxhir që mbante i rrëshqiti nga duart duke i shkaktuar një plagë të thellë në qafë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu