Screenshot

Dëgjesa publike e organizuar sot nga Bashkia Malësi e Madhe për Projekt-Buxhetin 2026 në njësinë administrative Kelmend u zhvillua me pjesëmarrje minimale nga banorët e zonës. Në qëndër të Kelmendit, takimi u dominua nga punonjës të administratës dhe institucioneve vartëse, të cilët përbënin mbi 90% të të pranishmëve raporton newspower.al. Sipas banorëve, Kelmendi po përballet prej vitesh me shpopullim të ndjeshëm, si rezultat i politikave diskriminuese nga qeverisja qendrore dhe ajo lokale. Në këtë dëgjesë, banorët e Kelmendit shprehen se mungoi transparenca për disa prej çështjeve më kritike për komunitetin.

Mes pikave që nuk morën përgjigje të qarta sipas newspower.al ishin:

  • Investimet në furnizimin me ujë të pijshëm;
  • Gjendja e sistemit arsimor dhe shëndetësor;
  • Procesi i regjistrimit të pronave;
  • Menaxhimi i resurseve natyrore;
  • Administrimi i taksave dhe përdorimi i të ardhurave të tyre;
  • Furnizimi me energji elektrike, i cili vijon të jetë problem madhor dhe po rrezikon falimentimin e bizneseve të vogla e të mesme.

Banorët theksojnë se këto probleme kërkojnë zgjidhje urgjente dhe transparencë të plotë nga autoritetet vendore, ndërsa mungesa e tyre ka thelluar mosbesimin dhe indiferencën ndaj proceseve konsultuese./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu