Prej 2 shtatorit, kanë nisur regjistrimet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në këtë institucion arsimor. Emiliano Pjetri, përgjegjës i departamentit të infermerisë thotë se kuotat janë plotësuar në masën 70% ndërkohë që regjistrimet janë në fazën e tretë.
Ndonëse në rang kombëtar numri i studentëve këtë vit ka rënë ndjeshëm me 21 mijë më pak se sa një vit më parë sërish kjo gjë nuk ka ndikuar tek të rinjtë që zgjedhin të ndjekin studimet në degët e infermierisë.
Shqetësues është fakti se pavarësisht se numri i studentëve të cilët përfundojnë studimet për infermieri është i lartë pjesa më e madhe e tyre sapo diplomohen zgjedhin të largohen nga Shqipëria për të punuar në Gjermani, apo shtete të tjera europiane. Sivjet janë 7 mijë studentë që kanë zgjedhur USH.