Është mbyllur sfida e parë e ditës së sotme në Kategorinë Superiore, ajo mes Laçit dhe Tiranës, e cila u mbyll në barazim 0-0. Ndeshja e luajtur në shtëpinë e kurbinasve ishte e vakët dhe me pak raste.

I vetmi episod i takimit ishte kartoni i kuq për vendasit që u mor nga Melo në fund të lojës.

Sakaq, tekniku i Tiranës Bledi Shkëmbi debuton me barazim në Superiore në stolin e bardhebluve.

Javën e ardhshme, Tirana do të udhëtojë në Shkodër, ku e pret Vllaznia në Loro Boriçi. Kurse Laçi do të luajë në transfertën e Rrogozhinës përballë Egnatias.

Mbrëmja e sotme do të ketë edhe dy sfida të tjera, që do të mbyllin javën e parë të Kategorisë Superiore. Partizani pret Vllazninë, ndërsa Skënderbeu do të sfidoj Elbasanin e rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu