Ballina Politike Debat për kreun e grupit parlamentar të PD, Bardhi i kërkon Felajt...

Debat për kreun e grupit parlamentar të PD, Bardhi i kërkon Felajt të lexojë kërkesën e 28 deputetëve! Felaj: Zgjidhni problemet tuaja, më pas shprehemi

Kuvendi nisi me debate lidhur me kush është kryetari i grupit parlamentar të PD-së.  Sot 28 nga 35 deputetë të opozitës i kanë dërguar një dokument Kryetares së Kuvendit, ku deklarojnë se njohin si Kryetar Grupi Parlamentar të PD Gazment Bardhi. Ky i fundit kërkoi që zëvendëskryetarja ta lexojë dokumentin e depozituar para Kuvendit. Në rend dite është futur projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore”. Në seancën e sotme priten debate, për shkak të përplasjes mes opozitës.

Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Ndonëse Lulzim Basha e ka shkarkuar, Bardhi në cilësinë e kreun e grupit, kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn e Bashës dhe të vendosë Oerd Bylykbashin e Berishës.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.

Gazmend Bardhi propozon deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili. Në rend dite është futur edhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën grupi i Lulzim Bashës ka deklaruar që do të votojnë pro rritjes së pagave për gjyqtarët, ndërsa grupi i Badhit dhe Berishës thonë se do të votojnë kundër me argumentin se cenon pavarësinë e Gjykatës.

Çështja e kreut të grupit të PD ka nxitur debate në Kuvend. 18 deputetë kanë dërguar njoftim se zgjedhin Bardhin kreun e grupit, por zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e lexoi duke thënë se kryeparlamentarja Nikolla ka mbajtur njëherë qëndrimin  mbi këtë çështje. Kjo solli reagimin e Bardhit, i cili i tha se është e detyruar ta lexojë .

Felaj: Shkresa mban datën e sotme, është paraqitur para seancës. Vërehet re që ka një replikë me kryetaren për çështjen e qëndrimit që kryetarja e kuvendit do të shpreh të formësuar mbi diskutimet mbi grupin. Këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvend.

Bardhi: E para, ju nuk çmoni dot njoftimet Grupit të PD, detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren. Se kuptoj pse s’keni guxim ta lexoni. Thuhet në mbledhje është marrë ku vendin: Ju duhet të lexoni vendimin e grupit, s’kemi bërë replikë me kryetaren e Kuvendit. E kemi paraqitur sipas rregullores. Jeni e detyruar ta lexoni. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancës.

Felaj: Nuk i takon kryetarit të Kuvendit të merret me qëndrimet e anëtarëve që i përkasin formalisht kryetarit të Grupit të PD-së. Kuvendin në një situatë të paprecedent po e fusni ju me veprimet e njëpasnjëshme. Kryetarja ka vendosur t’iu nxisë ju që të zgjidhni problemet tuaja të brendshme. Kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim për këtë çështje dhe nuk kemi pse mbajmë asnjë qëndrim.

Deputetët që kanë firmosur pro Bardhit janë:
Agron Gjekmarkaj,
Asllan Dogjani,
Bledion Nallbati,
Bujar Leskaj,
Dashnor Sula,
Dhurata Cupi,
Edi Paloka
Ervin Salianji
Ferdinand Xhaferaj 
Flamur Hoxha
Gazment Bardhi
Greta Bardeli
Helidon Bushati
Ina Zhupa
Isuf Celaj
Jorida Tabaku
 Kastriot Piroli 
Lefter Gështenja
Lindita Metaliaj
Ludovik Hasanaj
Qani Xhafa
Ramadan Likaj
Saimir Korreshi
Sorina Koti
Tomor Alizoti
Xhelal Mziu
Zheni Gjergji

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks