Ballina Aktualitet DEA amerikane në Tiranë, thirrje qytetarëve: Denonconi për rastet e drogës dhe...

DEA amerikane në Tiranë, thirrje qytetarëve: Denonconi për rastet e drogës dhe të pastrimit të parave

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve ka njoftuar krimin e një linje të re sinjalizimi për Shqipërinë, sa i takon informacioneve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave.

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. 

DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. 

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët,” njoftoi ambasada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks