Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho ka shpjeguar zgjedhjet e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore javën e ardhshme me Suedinë dhe Kilin. Braziliani shprehet se në kombëtare nuk ka shumë kohë për eksperimente dhe vendimet merren shpejt. ‘Sa i përket provave apo ndryshime është momenti të provojmë por nuk kemi shumë kohë për eksperiment. Në stërvitje do të provojmë shumë lojtarë do të shohim ndonjë ndryshim eventual se ku lojtarët shohin apo ndihen më mirë.’
Sa i përket modulit, tekniku nuk sheh vend për ndryshim pasi ka rezultuar i suksesshëm. Ndërsa për rinovimin ai shton se ka raporte të mira me presidentin Duka dhe federatën. ‘Nuk jam shumë dakord nuk mendoj ndryshim moduli. Kemi raport të mirë më Dukën dhe federatën. Po punojmë shumë për tu përgatitur për finalet e europianit. Jemi shumë të kënaqur shumë të gëzuar sa herë kujtojmë që do shkojmë në euro.’
Ndërsa për lojtarët e grumbulluar që nuk luajnë shumë minuta për klubet e tyre, si Broja, Bajrami apo Seferi, Sylvinho thotë se shpreson që kjo situatë të ndryshoj për ta. ‘Ka lojtarë që nuk aktivizohen në klube e tyre dhe është problem. Nuk është se kemi gjë në dorë. Flasim rregullisht me to dhe nuk kam mundësi t’i them dikujt luaj apo shko një skuadër tjetër. Është shumë e rëndësishme puna që bëjnë me klubet pasi edhe në kombëtare janë në formë. Jam i shqetësuar por shpresoj që situata të ndryshoj.’
Lidhur me ndonjë surprizë nga futbollistët e grumbulluar siç rezultoi Asani, braziliani e ka një në mendje. ‘Sigurisht që kam pritshmëritë e mia që të bëjnë mirë në këto dy ndeshje por është puna jonë, puna e stafit. Shpresoj që të kemi surpriza të mira në këtë moment. Çdo lojtar duhet të punoj për të siguruar vendin në fushën e lojës. Kam një lojtar që kam në mendje por ai është shumë i vogël është 14 vjeç.’
Edhe për portierët e grumbulluar situata e tyre me klubet duke e vështirë, por Sylvinho thotë se ata gjithnjë kanë bërë paraqitje pozitive me kombëtaren edhe nëse nuk kanë luajtur me klubet e tyre. Së fundmi, Sylvinho u pyet edhe për mosgrumbullimin e Mujës dhe Dakut duke thënë se nuk mund të grumbullohen 40 lojtarë. ‘Ne kemi 26 lojtarë për këto ndeshje dhe duhet punuar me to. Dakun e kam sjellë unë dhe ka bërë paraqitje të mirë dhe e vlerësoj shumë. E njëjta gjë për Mujën. Fakti që nuk janë në këto ndeshje nuk do të thotë që janë jashtë planeve tona. Nuk mund të merrnim 40 lojtarë për këto ndeshje. E kuptoj që ka futbollistë të mërzitur por duhet të shohim përpara pasi në maj do të ulemi dhe do të përzgjedhim lojtarë përfundimtarë për europianin.’ Shqipëria do të përballet në një miqësore me Kilin më datë 22 mars në stadiumin e Parmës ‘Enio Tardini’ në Itali, në orën 20:45. Ndërsa, më datë 25, kuqezinjtë do të udhëtojnë në Stokholm ku do të luajnë ndaj Suedisë një tjetër miqësore në orën 19:00.