Ballina Kronike Ç’po ndodh në Shqipëri? Mbi 150 persona të arrestuar, dhjetëra të tjerë...

Ç’po ndodh në Shqipëri? Mbi 150 persona të arrestuar, dhjetëra të tjerë në kërkim nga policia dhe RENEA

Mbi 150 persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të zhvilluar, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Mediat po raportojnë se këta persona janë ndaluar në kuadër të një operacioni antidrogë.

Sipas burimeve janë lëshuar në total 112 urdhër arreste, deri më tani 150 persona të ndaluar

Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet. Është konstatuar po ashtu edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë me postë.

Gjatë operacionit janë sekuesturar edhe shuma të mëdha me para.

Raportohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.  Hetimet mësohet se kanë vijuar prej 6 muajsh. Mes të arrestuarve ka edhe vajza.

Të arrestuarit janë përgjuar dhe mbajtur nën vëzhgim ndërsa një pjesë janë pikasur edhe me blerje të stimuluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks