Një e moshuar kishte shkuar në azil për të pasur një përkujdesje të shtuar, por ka pasur fatin e keq të bjerë në duart e disa kujdestareve që e kanë keqtrajtuar, por jo vetëm edhe e kanë fimuar dhe janë tallur me të. Së fundmi është publikuar një video, ku shihet se si infermierja e identifikuar si Aurona Pelaj e ka dhunuar atë në mënyrë çnjerëzore, teksa koleget e saj, asnjëra nuk ka ndërhyrë, por shfaqen duke u shkrirë së qeshuri. “Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, teksa pasi ngjarja u përhap në mediat sociale me shpejtësi, është bërë e mundur arrestimi i infermieres, Aurona Pelaj si edhe vajzës që e filmonte. E moshuara e dhunuar është nëna e dëshmorit, Taulant Nuraj. Lidhur me këtë ka pasur një reagim për mediat edhe vajza e të moshuar, e cila është shprehur se është në gjendje të vështirë psikologjike pasi është tmerruar nga pamjet që ka pasur. Një reagim ka pasur edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili tha se vajzat duhet të shkojnë sa më shpejt para drejtësisë.
Ballina Aktualitet Çnjerëzore në Pejë/ Infermierja dhunon pa mëshirë të moshuarën në azil, arrestohet...